Gazetari Roland Qafoku komentoi në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli në A2 CNN vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Sipas Qafokut, vendimi i Kushtetueses konsiderohet një lajm i mirë për balancimin e pushteteve në Shqipëri. “Ky ishte një lajm që masa e njerëzve e pëlqeu edhe në balancimin e pushteteve. Me superpushtetin që ka PS-ja është gati e habitshme që të kundërshtosh,” tha ai.
Gazetari theksoi se vendimi tregon qartë ndarjen e pushteteve, duke goditur gabimet e presidencës dhe duke dërguar një mesazh të qartë për mazhorancën, shkruan A2 CNN.
“Ky vendim i jep mundësi politikës dhe krijon një shembull që nuk mund të tallesh me ligjin e Kushtetutës. Nga ana tjetër, i thotë stop super mazhorancës dhe presidentit të Republikës,” shtoi Qafoku. (A2 Televizion)