Në emisionin “Off the Record”, studiuesi Afrim Krasniqi i thotë mjekut Ilir Alimehmeti se nuk ka dashur që të jetë kandidat në këto zgjedhje.
Ai shton se Alimehmeti duhet të kishte detyrën më të lartë drejtuese në Tiranë.
“Unë nuk do të kisha qenë që zotëria të ishte kandidat. Do të doja që të ishte zyrtari më i lartë drejtues i Tiranës. Ose nëse zotëria do të ishte kandidat, duhet të kishte detyrën më të lartë drejtuese në Tiranë në mënyrë që të mbajë përgjegjësi dhe të organizojë strukturat”, tha Krasniqi.
Studiuesi komentoi dhe caktimin e kandidaturës së Florian Binajt, duke e cilësuar atë si të sforcuar.
“Nuk ka sens që një parti të kërkojë dikën nga jashtë kur ka 100 mijë anëtarë dhe t’i thotë hajde ti se kam nevojë për një figurë. Duhet krijuar një mekanizëm meritokracie që krijon balancë dhe personazhe publike. Në rastin konkret opozita nxori një kandidat të sforcuar sesa një kandidaturë që kërkon për të bërë sfidë edhe për shkak se këto zgjedhje nuk po krijojnë mundësi për debat”, përfundoi Krasniqi. (A2 Televizion)