“S’i kam borxh as 100 lekë askujt”, qytetari: Më dhunuan dy djem të rinj pa asnjë arsye

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 22:18 | Kronikë

“S’i kam borxh as 100 lekë askujt”, qytetari: Më

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Vlorë, ku një person është dhunuar pa asnjë shkak nga dy djem të rinj.

Personi i dhunuar ka marrë plagë të shumta, ndërsa ka folur më pas për mediat, duke u shprehur se është dhunuar pa asnjë shkak dhe se nuk i njeh agresorët, shkruan A2 CNN.

“Më dhunuan te posta e Çoles në Vlorë. Po ikja me një biçikletë. Më doli para një furgon mallrash nga ku zbritën dy të rinj rreth 25 vjeç dhe më goditën pa asnjë lloj arsye. Doja ti bëja foto, por ma mbuloi gjaku telefonin dhe nuk munda. Mund të ishin 100 veta që bënë sehir dhe nuk askush nuk ndërhyri.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me ata. Ndoshta kanë pirë drogë. Nuk mund ta imagjinoj me atë rrahje barbare. Unë si kam 100 lekë borxh askujt”, tha personi i dhunuar.

Ndërkohë, policia bëri të ditur se ka vënë në pranga agresorët.

“Dhunuan me sende të forta një 61-vjeçar, për motive të dobëta, ndalohen 2 autorët e dyshuar, me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, një shtetas ishte dhunuar fizikisht, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

* E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri;

* K. N., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim", njoftoi policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos