La Liga, Atletico fiton ndaj Osasunës, Barcelona mund Gironën në shtesë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 15:42 | Futboll

La Liga, Atletico fiton ndaj Osasunës, Barcelona mund Gironën në

Atletico Madrid fitoi 1-0 ndaj Osasunës dhe ngjitet në vendin e katërt në renditje në La Liga.

Golin vendimtar për "KOLÇONEROS" e shënoi Thiago Almada në pjesën e dytë, përcjell A2 CNN.

Në ndeshjen tjetër, Barcelona regjistroi një fitore spektakolare duke mundur 2-1 Zhironen në shtesë.

Edhe pse katalanasit shënuan që në fillim me Pedri, miqtë ju kundërpërgjigjën në minutën e 20 me Aksel Vitsel.

Ateherë kur dukej se gjithcka kishte përfunduar Arahujo realizoi në minutën e tretë shtesë dhe mbylli takimin me shifrat 2-1.

Pas këtij suksesi, Barcelona merr përkohësisht kreun me 22 pikë, 1 më shumë se Real Madrid që përballet sot në mbrëmje me Getafen.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos