Tirana dhe Teuta e mbyllin pa gola në “Air Albania”, paqe dhe në Rrogozhinë mes Egnatias e Dinamos

Nga A2 CNN
18 Tetor 2025, 19:44 | Futboll

Tirana dhe Teuta e mbyllin pa gola në “Air Albania”, paqe dhe

Java e 7-të e Superiores solli dy barazime pa gola në dy nga sfidat më të rëndësishme të javës: Tirana–Teuta dhe Egnatia–Dinamo.

Me gjithë përpjekjet në fushë, konkretizimi mungoi, ndërsa tensioni dhe kartonët nuk munguan.

Në stadiumin “Air Albania”, Tirana dhe Teuta zhvilluan një ndeshje me raste, por pa efikasitet para portës. Portieri Tafas ishte hero për bardheblutë në minutat e fundit, duke evituar humbjen me një pritje vendimtare.

Me këtë barazim, Teuta ngjitet në vendin e 3-të me 11 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e 8-të me vetëm 6 pikë, duke vazhduar të qëndrojë në zonën e rrezikut.

Tirana dhe Teuta e mbyllin pa gola në “Air Albania”, paqe dhe

Një tjetër përballje pa gola ishte ajo mes Egnatias dhe Dinamos në Rrogozhinë. Pas një serie fitoresh, Egnatia nuk arriti të shënojë ndaj një Dinamoje të organizuar.

Loja u karakterizua nga tension i lartë, sidomos në pjesën e dytë. Në minutën e 81-të, Lorran i Egnatias u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në minutat shtesë, Xhemajli i Dinamos ndaloi një aksion të rrezikshëm, duke marrë gjithashtu karton të kuq. Barazimi i kushton Egnatias vendin e parë, që tani i takon Vllaznisë me 16 pikë. Dinamo mban pozicionin e mesit të tabelës me 11 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos