U aktivizua shumë pak me Kombëtaren, sulmuesi “ngushëllohet” me gol në kampionat

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 17:20 | Futboll

U aktivizua shumë pak me Kombëtaren, sulmuesi

Jasir Asani ka shënuar golin e radhës me skuadrën e tij Esteghlal, në kampionatin iranian.

Sulmuesi i Kombëtares, i cili u aktivizua vetëm një pjesë loje në miqësoren ndaj Jordanisë gjatë tetorit, është kthyer protagonist me klubin e tij. Në ndeshjen ndaj Mes Rafsanjana në kampionat, Asani në minutën e 11 mori topin në të djathtën dhe me një gjuajtje me të majtën brenda zonës mposhti portierin duke i dhënë avantazhin Esteghlalit, shkruan A2.

Ky është goli i tretë i Asanit në kampionatin e Iranit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos