Rikthehet Superliga, Egnatia përballet me Dinamon, Tirana luan me Teutën

Nga Dea Kozma
17 Tetor 2025, 15:20 | Futboll

Rikthehet Superliga, Egnatia përballet me Dinamon, Tirana luan me

Këtë fundjavë rikthehet Kategoria Superiore me ndeshje interesante dhe shumë të forta. Egnatia pret Dinamon në Rrogozhinë. Dy skuadra me objektiva maksimal këtë sezon kanë vetëm një synim 3pikë.

Në anën tjetër, Tirana luan me Teutën në Arenën Kombëtare. Bardheblutë pas fitores 3-0 në derbi, kërkojnë ringritjen dhe pse ndaj Teutës, që këtë sezon ka marr një tjetër fytyra, detyra do të jetë e vështirë.

“Është shumë e rëndësishme sepse fitorja në derbin me Partizanin na dha disa pikë më shumë në klasifikim, dhe na dha moral të lartë, por ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. Teuta ka skuadër shumë të forta, me lojtarë të rëndësishëm që luajnë mirë futboll. Janë ekip shumë i fortë, sidomos në presion. Duhet të futemi me mentalitet tjetër sepse do jetë ndeshje komplet tjetër nga çfarë luajtëm në derbi. Duhet të bëjmë maksimumin për të vazhduar serinë pozitive”, tha Bordin, trajner i Tiranës.

Në anën tjetër, Vllaznia udhëton në Ballsh për të marr fitoren e tretë radhazi.

“Ka mjaft uri në ekip, çdokush ka qejf të luajë në formacion. Kemi pasur disa probleme me dëmtimet, por trajneri bashkë me drejtorin kanë ndërtuar ekip me lojtarë të mirë në çdo pozicion. Kushdo të jetë, është gati të luajë. Objektiv mbetet titulli dhe duhet ta përmbushim atë. E dimë që fansat presin shumë prej nesh, fokusi për ne është gjithmonë ndeshja e radhës dhe 3-pikëshi ndaj Bylisit”, tha Leon Pohls, portier i Vllaznisë.

Java mbyllet të dielën me Flamurtari-Partizani dhe Elbasani-Vora.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos