Vllaznia me fat në Ballsh, mposht Bylisin falë një autogoli

Nga A2 CNN
18 Tetor 2025, 16:23 | Futboll

Vllaznia me fat në Ballsh, mposht Bylisin falë një autogoli

Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Bylisit me rezultatin 0-1. Shkodranët u desh të përballen me shumë vështirësi në Ballsh, por në fund siguruan tri pikë të çmuara.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht disa rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat. Ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 83-të, kur një aksion i Vllaznisë përfundoi me një autogol të pafat nga mbrojtësi i Bylisit, Peralta.

Skuadra vendase reagoi menjëherë dhe mendoi se kishte barazuar në minutat e fundit, kur Abdullai shënoi pas një aksioni të diskutueshëm. Megjithatë, arbitri anuloi golin për shkak të një faulli të mëparshëm.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për ekipin e drejtuar nga Edi Martini, që ngjitet në kuotën e 16 pikëve. Ndërkohë, Bylisi mbetet në vështirësi me vetëm 6 pikë të grumbulluara deri tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos