Bayern nuk njeh humbje në Bundesligë këtë sezon, teksa dhe mbrëmjen e të shtunës fitoi 2-1 ndaj Dortmund, në atë që jo më kot është konsideruar klasikja e futbollit gjerman.
Të dyja skuadrat e donin shumë fitoren. Që në minutat e para, bavarezët tentuan me raste të njëpasnjëshme dhe në minutën e 22, Harry Kane kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur me kokë.
Edhe pas kësaj, vendasit lehtë mund të shënonin edhe së paku dy gola të tjerë me Diaz apo Olise, por asnjë prej tyre nuk mundi të finalizojë, shkruan A2 CNN.
Edhe verdhezinjtë u pëpoqën për të reaguar disi por pa sukses. 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullut ishte Olise që dyfishoi epërsinë duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së miqve.
Edhe pse gjithcka dukej e mbyllur, Dortmund nuk u dorëzua dhe realizoi me Brandt nga distanca. Pavarsisht magjisë së këtij goli, në fund vlejti vetëm për statistika, pasi gjithcka u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Bayernit.
Pas këtij suksesi, bavarezët vazhdojnë në krye të klasifikimi me 21 pikë të plota pas 7 javësh, ndërsa Dortmundi qëndron në vendin e katërt me 14 pikë. (A2 Televizion)