Lajm i keq për Interin, dëmtohet Marcus Thuram. Ja sa do të mungojë

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 17:17 | Futboll

Lajm i keq për Interin, dëmtohet Marcus Thuram. Ja sa do të

Lajme të këqija për Interin pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Champions League. Marcus Turam do të mungojë në ndeshjen ndaj Bologna dhe rrezikon seriozisht gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.

Sulmuesi francez i është nështruar testeve mjekësore dhe ka rezultuar se ai ka lodhje muskulore në pjesën e brendshme të kofshës së majtë, shkruan A2.

E sigurt mungesa e tij në sfidën e radhës në kampionat, ndërsa mbetet në dyshim ndeshja e kthimit në Kupën e Italisë, takim i programuar më 23 prill, në orën 21:00.

Marcus Thuram këtë sezon ka shënuar 14 gola në kampionat dhe ka asistuar 7 të tjerë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos