Lamine Yamal, gati të trashëgojë “10”-ën magjike të Barcelonës

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 23:37 | Futboll

Lamine Yamal, gati të trashëgojë “10”-ën magjike

Barcelona po përgatitet t’i besojë njërit prej talenteve më premtues një simbol të peshës së veçantë: fanellën me numrin 10. Pas largimit të Ansu Fatit, është Lamine Yamal ai që shihet si trashëgimtari i radhës i numrit legjendar që kanë mbajtur emra të mëdhenj si Lionel Messi dhe Diego Maradona.

Ky kalim brezash duket se u “bekua” në mënyrë të veçantë nga vetë Messi. Në një nga reklamat më të fundit të Adidas, kampioni argjentinas i dërgon një letër të hapur Yamalit, duke i lënë një mesazh motivues që shumë e kanë interpretuar si simbolikë për të kaluar stafetën, shkruan A2 CNN.

Yamal, vetëm 17 vjeç, ka treguar se e ndien këtë trashëgimi në kurriz, por edhe që e pranon me mirënjohje. Ai reagoi në rrjetet sociale me një foto të veçantë nga arkivat: kur ishte foshnjë, në krahët e vetë Messit, gjatë një fotosesioni të famshëm në vitin 2007. Me këtë postim, Yamal nuk dha vetëm një falënderim publik, por tregoi se e sheh “Pleshtin” si udhërrëfyes dhe frymëzim për rrugëtimin e tij.

Shumë tifozë të Barcelonës e kanë përqafuar idenë se “10”-a ikonike do të shkojë tek një lojtar që jo vetëm premton magji në fushë, por edhe mishëron përulësinë dhe përkushtimin që kërkon kjo fanellë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos