Një tjetër surprizë në Kupën e Botës për Klube. Manchester City i Pep Guardiolës u eliminua nga turneu, teksa Al Hilal i Simone Inzaghit fitoi 4-3 pas kohës shtesë.
Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi 2-2 me golat e Bernardo Silva (9'), Marcos Leonardo (46'), Malcom (52') dhe Haaland (55'), shkruanA2.
Pastaj, Koulibaly (94') dhe Marcos Leonardo përsëri (112') vulosën fitoren për arabët, të cilët do të sfidojnë Fluminensen në çerekfinale: Goli i Foden në minutën e 104 ishte i padobishëm për ekipin anglez.
(A2 Televizion)