Në 4 vite fiton 13,5 milionë euro, Daku rinovon me Rubin Kazanin me një kontratë marramendëse

Nga Dea Kozma
1 Korrik 2025, 14:59 | Futboll

Në 4 vite fiton 13,5 milionë euro, Daku rinovon me Rubin Kazanin me

Mirlind Daku është shumë pranë rinovimit me Rubin Kazanin. Edhe pse prej disa kohësh, emri i tij ishte përfolur shumë te skuadra e Zenitit dhe jo vetëm, sulmuesi kuqezi duket se tani e ka zgjedhur të ardhmen e tij.

26-vjeçari është gati të rinovojë me ekipin e tij me një marrëveshje të re, që i garanton kushte shumë herë më të mira. Bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare dhe paga e tij do të jetë rreth 2,2 milionë euro në vit dhe 1,6 milionë euro që i  takojnë si bonus vjetor nënshkrimi plus bonuse për performancat individuale të Dakut si dhe sukseset e skuadrës, shkruan A2.

Me marrëveshjen e re, shqiptari mund të bëhet një prej futbollistëve më të paguar ku në 4 vite do të fitojë të paktën 13,5 milionë euro. Në media gjithashtu është zbuluar dhe klauzola e përfshirë në kontratën e Dakut. Pas 6 muajsh, ai ka të drejtë të largohet nga Rubini nëse vjen një ofertë e kënaqshme nga ndonjë klub evropian apo e thënë ndryshe, dera është e hapur për një transferim të mundshëm në janarin e vitit që vjen.

Mirlind Daku ka qenë një prej protagonistëve kryesor të Rubin Kazanint në sezonin që lamë pas. Me golat, asistet dhe një fizik të fortë, ai është kthyer në një lider për ekipin rus. Në vitin e kaluar, Mirlind Daku u aktivizua në 26 ndeshje realizoi 15 gola dhe dhuroi 6 asist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos