Lille eliminon nga Champions Fenerbahce-n e Mourinhos me një penallti të diskutueshme në minutën e 116

Nga A2 CNN
13 Gusht 2024, 21:51 | Futboll

Lille eliminon nga Champions Fenerbahce-n e Mourinhos me një penallti

Ka përfunduar shpejt aventura e Fenerbahce-s së Mourinhos në Champions League, pasi është eliminuar nga Lille në një ndeshje dramatike në “Şükrü Saracoğlu”.

Në takimin e parë, francezët fituan 2-1 me golin e dytë të realizuar nga Zhegrova, ndërsa takimi i kthimit u mbyll 1-0 në kohën e rregullt pas një autogoli në minutën e 91-të.

Në minutën e 109, skuadra franceze mbeti me një lojtar më pak, por nuk u dorëzua. 4 minuta nga fundi, Lille fitoi një penallti tejet të diskutueshme për prekje të topit me dorë, të cilën e ktheu në gol amerikani David, duke vulosur eliminimin e Fenerbahce-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos