Pas 12 vitesh ndryshon projekti te Kukësi. Klubi nuk do të financohet më nga Familja Gjici, por nga biznesmeni Atilio Biba që do të jetë dhe presidenti i ri i verilindorëve.
Skuadra po bëhet gati për sezonin e ri. Pasi ranë nga elita vitin e kaluar, klubi verilindor ka nisur përgatitjet intensive për krijimin e skuadrës thuajse nga e para.
Këtë të martë, u prezantua dhe stafi i ri administrativ me drejtorin sportiv Nikita Kornejevs, nga Letonia ndërsa Renato Arapi do të jetë në rolin e drejtorit teknik.
Trajner është përzgjedhur Ilir Spahiu, ndërsa si ndihmëstrajner Sebino Plaku.
Me kampionatin që nis vetëm pas pak ditësh, verilindorët edhe këtë sezon do të luajnë me synime të qarta, rikthimin sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar.
Ndeshjen e parë për Kukësi do të luajë me Erzenin si pritës në 24 gusht. (A2 Televizion)