Liverpool ndalet nga United, Arsenal ngjitet në krye

Nga Erald Kodhelaj
8 Prill 2024, 16:49 | Futboll

Liverpool ndalet nga United, Arsenal ngjitet në krye

Lufta për titullin kampion në Premier League vijon. Liverpool u ndal në një barazim 2-2 nga Manchester United në Old Traford.

Një përballje që rezervoi emocione dhe ritëm të lart nga fillimi deri në fund. Rezultati u zhbllokua nga Luiz Diaz, në fund të pjesës së parë.

Pas tij radha ishte e Bruno Fernandesh që shënoi një supergol dhe vendosi sërish baraspeshën në fushë. Dy ekipet e kërkonin me ngulm fitoren dhe mbetën në sulm. Pas shumë tentativash, djajtë e kuq shënuan dhe te dytin me Maino.

Megjithatë, The Reds nuk u dorëzuan dhe Salah barazoi sërish rezultatin nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kaq mjaftoi që këto dy ekipet të ndanin pikët me njëra-tjetrën.

Pas këtij barazimi, Liverpool i dorëzon kreun Arsenalit edhe pse dy ekipet janë në kuotë të barabartë pikësh, topçinjtë kanë golavarazhin më të mirë. Nga ana tjetër United, është në vendin e gjashtë me 49 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos