Broja kthehet të luajë me Fulham... por vetëm 5 minuta

Nga A2 CNN
6 Prill 2024, 19:00 | Futboll

Broja kthehet të luajë me Fulham... por vetëm 5 minuta

Armando Broja u pa sërish në fushë, disa ndeshje pasi trajneri i Fulham e kishte lënë jashtë listës së të grumbulluarve.

Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 85 të ndeshjes që ekipi i tij humbi 1-0 ndaj Newcastle.

Broja nuk u grumbullua në 3 ndeshjet e mëparshme të Fulham, ndërkohë që ende nuk e ka gjetur rrjetën me ekipin e ri, tek i cili u huazua nga Chelsea.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos