Roma kthehet të fitojë në derbi pas dy vitesh

Nga A2 CNN
6 Prill 2024, 20:21 | Futboll

Roma kthehet të fitojë në derbi pas dy vitesh

Pas më shumë se dy vitesh, Roma kthehet të fitojë derbin ndaj Lazios. Skuadra e Daniele De Rossit mori 3 pikët pas suksesit 1-0 ndaj rivalëve të kryeqytetit italian, me golin e vetëm të takimit që u shënua nga Gianluca Mancini.

Mbrojtësi i Romës shfrytëzoi krosimin e Dybala për të kaluar në avantazh ekipin e tij, në fundin e pjesës së parë.

Me këtë triumf në derbi, Roma renditet në vendin e pestë të Serisë A, vetëm 2 pikë larg Bolonjës së vendit të katërt, ndërkohë që Lazio mbetet në vendin e shtatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos