Luftë totale Mbappé-PSG, gjykata i sekuestron 55 milionë euro klubit francez

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 09:44 | Futboll

Luftë totale Mbappé-PSG, gjykata i sekuestron 55 milionë euro

Është një luftë totale midis Kylian Mbappe dhe PSG. Avokatët e sulmuesit francez shkuan në ofensivë para gjykatës civile në Paris dhe sekuestruan shumën që klubi i detyrohej nga llogaritë e PSG.

Një shumë e madhe prej 55 milionë euro , duke përfshirë pagat dhe shpërblimet që klubi parizien nuk i paguante më pas vendimit të lojtarit për të mos rinovuar kontratën e tij që skadoi më 30 qershor 2024.

Vendimi ishte marrë nga sistemi i drejtësisë sportive, por u bllokua nga ankesat sistematike të PSG.

Paralelisht, avokatët e Mbappes po vazhdojnë procedurat para drejtësisë sportive franceze dhe UEFA-s, të cilave iu janë shtuar edhe tre kallëzime të tjera penale ndaj personave të panjohur për të mbrojtur reputacionin dhe imazhin e klientit të tyre.

"Gjykatat sportive kanë vendosur në favor të Kylian. Vetëm klubi nuk po zbaton vendimet e LFP”, shpjegoi Thomas Clay, një nga avokatët. “Klubi është anëtar i LFP-së, presidenti i të cilit është anëtar me ndikim i bordit drejtues të atij organi. Klubi nuk po respekton asgjë: as kontratën e punës, as ligjin, as vendimin e LFP-së, as drejtësinë franceze”, shtoi ai.

Gjykata ka caktuar një seancë orientuese, shqyrtim fillestar të çështjes, për datën 26 maj përpara se të zhvillojë seancën fillestare për themelin e çështjes, e cila do të mbahet pas disa muajsh. Për momentin, mundësia e një marrëveshjeje miqësore përjashtohet. E vetmja gjykatë kompetente, shkruan PSG në një deklaratë, “është gjykata e punës (...), por në thelb është një çështje e mirëbesimit, ndershmërisë dhe besnikërisë, si dhe respektimit të vlerave dhe institucionit të PSG-së dhe tifozëve të saj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos