Roma mposhti 2-1 Lecce-n në një ndeshje të vendosur në kohën shtesë me protagonistë belgun Lukaku.
Skuadra, pjesë e së cilës është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare Ylber Ramadani, zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë dhe arriti të befasonte Romën e Mourinhos në minutën e 72 me Almqvist.
Avantazhi i miqve ishte në fuqi deri në përfundim të kohës së rregullt. Në minutën e parë të shtesës Azmoun barazoi shifrat me kokë, ndërsa vetëm 3 minuta më pas, takimi u vendos nga Lukaku, i cili realizoi një gol të bukur duke shlyer gabimin e minutës së shtatë, atëherë kur gaboi nga pika e penalltisë.
Më herët në Serie A, Monza fitoi 1-3 në transfertë ndaj Veronës, ndërsa Cagliari fitoi 2-1 ndaj Genoa-s. (A2 Televizion)