Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në Korçë, Laçi i heq fitoren në fund Teutës

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2023, 18:55 | Futboll

Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në Korçë,

Dy sfidat e kësaj të diele të Kategorisë Superiore, Skënderbeu-Tirana dhe Teuta-Laçi, janë mbyllur me të njëjtin rezultat, në barazim 1-1.

Në Korçë u zhvillua një ndeshje me ritëm dhe dëshirë nga të dyja ekipet që kërkonin fitoren. Vendasit kaluan të parët në avantazh me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Nikaj, ndërsa Tirana reagoi duke barazuar rezultatin me anë të Kaina-s po në pjesën e parë. Në minutat në vijim, të dyja skuadrat tentuan ta fitonin takimin duke krijuar raste të shumta për shënim, por gabuan në finalizim, duke ndarë në fund nga një pikë.

Ndërkohë, Teuta e Durrësit ishte shumë pranë fitores në sfidën ndaj Laçit. Durrsakët kaluan në avantazh me anë të Dacit në fundin e pjesës së parë dhe e ruajtën avantazhin deri në përfundim të kohës së rregullt. Në minutën e parë të shtesës, Myrta shënoi golin e barazimit për Laçin duke i hequr nga duart 3 pikët Teutës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos