Manaj "shpërthen" me dy gola në Champions-in e Azisë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 08:12 | Futboll

Manaj "shpërthen" me dy gola në Champions-in e Azisë

Rey Manaj ka shënuar dy gola për Al Sharjah në raundin e parë të Champions-it të Azisë, duke ndihmuar ekipin e tij që të fitojë 4-3 ndaj Al Gharafa.

Manaj mori përsipër një penallti në minutën e 60, por portieri kundërshtar e priti goditjen e sulmuesit të Kombëtares. Manajt iu kthye topi dhe arriti të realizonte në tentativën e dytë, shkruan A2.

Bomberi kuqezi shënoi golin e dytë personal në fundin e ndeshjes, për të barazuar momentalisht shifrat në 3-3. Manaj realizoi nga goditja e dënimit, në minutën e 91.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos