Andrea Tedesco largohet nga kombëtarja shqiptare U-17

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 18:36 | Futboll

Andrea Tedesco largohet nga kombëtarja shqiptare U-17

Andrea Tedesco nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares shqiptarë të  17 vjeçarëve. Lajmin e ka zyrtarizuar Federata Shqiptare e Futbollit që me anë të një postimi, falënderoi 41-vjeçarin për të gjithë kontributin e dhënë.

Italiani mori drejtimin e kuqezinjve të vegjël në korrik të vitit 2024, por pjesëmarrja në Europianin U-17,  ku Shqipëria ishte vendi organizator, rezultoi një zhgënjim.

17 vjeçarët kuqezi u eliminuan në fazën e grupeve, pas tre humbjeve me goleade dhe pa asnjë gol të shënuar.

Në të tilla kushte, kontrata 1 vjeçare me teknikun italian ka përfunduar dhe dy palët nuk kanë vendosur ta rinovojnë atë duke ndarë përfundimisht rrugët me njëri-tjetrin (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos