Palmeiras-Chelsea dhe PSG-Bayern Munchen janë dy çerekfinalet e para të Botërorit të Klubeve, me sfidën e dytë që mund të konsiderohet padyshim si finale e parakohshme.
Bayern mposhti Flamengon me rezultatin 4-2. Sfida u hap nga një autogol i Pulgar në minutën e gjashtë, ndërkohë që Kane në minutën e 9 dyfishoi shifrat. Për të rihapur sfidën mendoi Gerson në minutën e 33, ndërkohë që Gorezka shënoi për 1-3 në minutën e 41.
Fragmenti i parë i ndeshjes u mbyll me rezultatin 1-3, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan edhe 2 gola të tjerë. Fillimisht ishte Jorginho që në minutën e 55 shënoi me penallti, ndërkohë që Kane “vulosi” shifrat 4-2 në minutën e 73, shkruan A2.
Në ndeshjen tjetër, PSG fitoi 4-0 ndaj Inter Miami të Leo Messit. (A2 Televizion)