Angel Di Maria largohet zyrtarisht nga Benfika. Pas eliminimit nga Botërori i klubeve, ishte vetë klubi portugez që njoftoi se lojtari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.
Ky vendim kishte kohë që ishte marrë ndërsa 37 vjeçari do të rikthehet në skuadrën e Rosarios në Argjentinë, ekipi ku nisi karrierën e tij.
Menjëherë pas pushimeve, Di Maria do të vesh fanellën e qytetit të lindjes duke mbyllur kështu një karrierë legjendare në vendin e tij.
Angel Di Maria luajti 773 ndeshje zyrtare për ekipet e tij në Evropë, me 27 trofe të fituar, shënoi 192 gola dhe dhuroi 275 asist në total. (A2 Televizion)