Mision thuajse i pamundur! Tirana nuk e ka humbur shpresën

Nga A2 CNN
10 Maj 2024, 16:48 | Futboll

Mision thuajse i pamundur! Tirana nuk e ka humbur shpresën

Dy humbje dhe një barazim në tre javët e fundit, praktikisht shkatërruan sezonin e Tiranës.

Kur kanë mbetur 90 minutat e fundit të kampionatit, bardheblutë nuk e kanë humbur shpresën, edhe pse misioni duket tejet i vështirë. Skuadra e drejtuar nga Erbim Fagu, duhet të fitojë në fushën e Egnatias, ekipit më të mirë të sezonit, por ndërkohë të shpresojë që kundërshtarët të mos fitojnë.

Me këmbë në Rrogozhinë dhe me veshët nga “Loro Boriçi”, aty ku Skënderbeu duhet të humbasë përballë Vllaznisë. Gjithashtu, nëse nuk fiton me Egnatian, Tirana është e rrezikuar edhe nga rezultati i ndeshjes Teuta-Dinamo, dy skuadrat e tjera që synojnë vendin në katërshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos