Conference League, Olympiacos bën surprizën dhe eliminon Aston Villa

Nga A2 CNN
10 Maj 2024, 16:51 | Futboll

Conference League, Olympiacos bën surprizën dhe eliminon Aston Villa

Edhe pse konsiderohej si një nga favoritët për të fituar trofeun në fund, Aston Villa është eliminuar nga Olimpiakos duke i dhënë lamtumirën trofeut. Pas disfatës 4-2 në transfertë në gjysmëfinalen e parë anglezët nuk mundën të reagonin as në të dytën pasi ishin grekët ata që dominuan dhe në fund fituan me rezultatin 2-0.

Heroi i takimit ishte padyshim El Kaabi që pasi shënoi 3 gola në ndeshjen e parë edhe këtë herë ishte protagonisti kryesor  i takimit. Ai zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10′ dhe vulosi kualifikimin në të 78′. Kaq mjaftoi që Olimpiakosi të siguronte një vend në finale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos