Mbyllet aventura e Orges Shehit te Partizani

Nga A2 CNN
5 Gusht 2024, 17:35 | Futboll

Orges Shehi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Partizanit. Zyrtarizimi është bërë pasditen e së hënës nga “Demat e Kuq” me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, aty ku theksohet se palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.

“Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Partizani dëshiron të falënderojë Orges Shehin  për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit Partizani.

Në sezonin e fundit, Shehi u shpall nënkampion me Partizanin, ndërsa kaloi raundin e parë në Conference League kundër Marsaxlokk (Maltë), por dështoi në të dytin përballë gjeorgjianëve të Iberia 1999. 46-vjeçari regjistroi në total 27 ndeshje me 17 herë kampionët e Shqipërisë.

Ndërkohë, skuadra do të vijojë përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos