Arbër Hoxha i shkel syrin Silvinjos, nis kampionatin me gol

Nga A2 CNN
2 Gusht 2024, 21:50 | Futboll

Klasin që tregoi në ato pak minuta të luajtura në tre sfidat e Europianit, ku Shqipëria sfidoi Italinë, Kroacinë e Spanjën, Arbër Hoxha nuk e ka kursyer aspak në ndeshjen hapëse të kampionatit me Dinamon e Zagrebit.

Sulmuesi e ka nisur në mënyrë spektakolare sezonin, duke gjetur edhe golin në sfidën që Dinamo po luan përballë Istra 1961.

Një asist të Marko Pjacës në minutën e 13 të sfidës, 25-vjeccari kuqezi e shfrytëzoi më së miri duke e dërguar në rrjetë për të kaluar të vetët në avantazh.

Dinamo gjeti edhe dy herë të tjera rrjetën në pjesën e parë me Theophile-Catherine në të ’19 minutë dhe Kulenovic në minutën e 28-të.

Arbër Hoxha i dërgon kështu mesazhin më të mirë teknikut Sylvinho, i cili së shpejti do të nisë punën për rrugëtimin e Shqipërisë në Nations League, me dy ndeshjet e para që luhen në shtator, përballë Ukrainës dhe Gjeorgjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos