Mbyllet pa gola pjesa e parë Portugali-Francë, vetëm një gjuajtje në portë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2024, 21:50 | Futboll

Mbyllet pa gola pjesa e parë Portugali-Francë, vetëm një

Pjesa e parë e çerekfinales së dytë të Euro 2024, Portugali-Francë, është mbyllur pa gola.

Pas takimit të parë çerekfinal, Spanjë-Gjermani, që u mbyll pas 120 minutash loje dhe me fitoren tejet emocionuese të Spanjës, ky takim ka nisur me një ritëm krejt tjetër. Dy ekipet e nisën ndeshjen tepër të kujdesshme, duke tentuar shumë pak në portat kundërshtare.

Këtë e tregojnë edhe statistikat, ku në 45 minutat e para është goditur vetëm një herë në portë dhe këtë e ka bërë Franca me Theo Hernandez.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet me Spanjën në gjysmëfinale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos