Tifozët e Borussia Dortmundit bojkotojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 16:43 | Futboll

Tifozët e Borussia Dortmundit bojkotojnë ndeshjen e Ligës së

Grupet kryesore të tifozëve të Borussia Dortmundit kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër FC Copenhagen më 21 tetor në stadiumin Parken.

“The Unity” dhe “Desperados”, dy grupet më të mëdha të tifozëve të klubit gjerman, njoftuan se nuk do të jenë të pranishëm në tribuna për shkak të asaj që e konsiderojnë si masa të paarsyeshme të organizatorëve. Arsyeja kryesore lidhet me personalizimin e biletave dhe detyrimin për paraqitje të dokumenteve të identifikimit, një praktikë që ata e kanë kundërshtuar edhe më parë.

Ky vendim është në vazhdën e bojkotit të vitit 2022, kur Dortmund dhe Copenhagen u përballën në garat evropiane dhe tifozët gjermanë refuzuan të udhëtonin për të njëjtat arsye.

“Për fat të keq, kjo ndeshje do të zhvillohet sërish nën kufizime që përfshijnë personalizimin e biletave dhe devijimin nga shpërndarja e zakonshme e tyre nga klubi,” thuhet në deklaratën e përbashkët të dy grupeve.

“The Unity”, i konsideruar grupi kryesor Ultras i Dortmundit, ka lidhje të njohura miqësore me tifozët Ultras të Brondby IF, rivalët më të mëdhenj të FC Copenhagen. Kosovapress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos