Kupa e Shqipërisë, ekipet e Superiores kalojnë në çerekfinale

Nga Erald Kodhelaj
24 Janar 2024, 17:19 | Futboll

Kupa e Shqipërisë, ekipet e Superiores kalojnë në

Tirana nuk e diskutoi kualifikimin ndaj Korabit teksa e mundi atë 3-0 në stadiumin ''Selman Stërmasi''. Me formacionin më të mirë në fushë, bardheblutë dominuan takimin dhe zhbllokuan shpejt rezultatin.

Mbrojtësi Bruno Lulaj kaloi na avantazh kryeqytetasit që në minutën e 28.  Pas këtij goli, Tirana rriti dhe më shumë presionin në fushë. Po në pjesën e parë, Liridon Latifi la dhe firmën e tij dhe mbylli 45 minuta me rezultatin 2-0. Edhe në fraksinonin të dytë, ekipi i Julian Ahmataj nuk e uli ritmin duke shënuar dhe golin e tretë me Erjon Hoxhallari.

Deri në fund bardheblutë menaxhuan mirë lojën dhe gjithçka u mbyll me fitoren e pastër të kryeqytetasve me shifrat 3-0.   

Partizani siguroi vendin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi vuajti jo pak përballë Apolonisë. Të kuqtë u kualifikuan, duke fituar me përmbysje 3 me 1 ndaj kundërshtarëve të Kategorisë së Parë.

Drama në Arenën e Demave ndodhinë harkun e dhjetë minutave. Harizaj kaloi i pari në avantazh fierakët në të55-ën, duke krijuar iluzionin se mund të bënin befasinë. Megjithatë, Partizani reagoi shumë shpejt, duke barazuar me Skukën pas vetëm dy minutave.

Goli i parë i sulmuesit prej rikthimit tek të kuqtë, u shoqërua nga rrjeta e Hadroj me penallti në të 65-ën, ndërsa Mensah në fund vulosi triumfin e ekipit të Orges Shehit.

Kukësi i tregoi Elbasanit se ende nuk është gati për Superiore. Një gol në minutën e  91 nga Atdhe Rashiti i mjaftoi verilindorëve për tu kualifikuar në çerekfinale.

Fitore mimimale regjistroi dhe Laçi ndaj Dinamos. Një ndeshje e bukur dhe shumë e luftuar nga të dyja skuadrat por në fund festa është e kurbinasve. Kryeqyteasit pretenduan në pjesën e parë dhe për një 11-metërsh, por për arbitrin çdo gjë ishte e rregullt. Një autogol i mbrojtësit Stivian Janku, vendosi fatin e kësaj ndeshje.

Edhe Egnatia bëri detyrën teksa mposhti 2-0 Lushnjën. Fernando në pjesën e pare dhe Mario Gjata në të dytën vulosën kualifikimin më tej.

Në anën tjetër Erzeni mundi 2-1 Bylisin në një ndeshje me ritëm dhe raste.

Ekipi i Deliallisit shënoi dy gola që në pjesën e parë me autor Kharimanovic dhe Mihana ndërsa Bylisi shkurtoi diferencat me Kibe. Në fund ishte ekipi nga Shijaku, që mori biletën për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos