E ardhmja e Mario Mitajt në dyshim, klubi arab kërkon ta shesë

Nga Dea Kozma
27 Dhjetor 2025, 13:43 | Futboll

E ardhmja e Mario Mitajt në dyshim, klubi arab kërkon ta shesë

Mario Mitaj mbetet një kryefjalë në merkaton e dimrit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mund të ndryshojë skuadër që në janar. Sipas raportimeve, Al Itihad, do e shesë shqiptarin pasi do të mbyll marrëveshjen me Nuno Tavaresh që aktualisht luan te Lacio.

Dy palët kanë arritur një marrëveshje paraprake dhe nëse çdo gjë shkon sipas planit, Mario Mitaj nuk do të këtë më hapësira në klubin arab dhe për këtë nuk do të pritet merkato e verës.

Ndonëse kontrata e tij është deri në vitin 2028, klubi i sheikëve  nuk i ka ulur pretendimet dhe do të pranojë ofertat për mbrojtësin vetëm nëse mbushin arkat e klubit.

Al Ittihad shpenzoi 5 milionë euro për huazimin dhe më pas blerjen nga Lokomotiva e Moskës për futbollistin shqiptar Mario Mitaj. Edhe pse vetëm 22 vjeç, ai është kthyer në një lider për kombëtaren shqiptare duke i dhënë mjaft siguri në repartin difensivë.

Vetëm këtë sezon, me skuadrën e Al Ittihad, ai është aktivizuar në 16 ndeshje ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 2 asist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos