
Një defekt në rrjetin e ujit të pijshëm ka bërë që qyteti i Vlorës prej 24 orësh të jetë pa ujë të pijshëm. Kjo gjë ka bërë që vlonjatët ti drejtohen burimeve të ujit të pijshëm të qytetit.
A2 CNN raporton se me dhjetëra qytetarë të Vlorës po presin në radhë njëri pas tjetrit për të mbushur ujë në burimet e qytetit pasi nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)