Xherdan Shaqiri rikthehet te Baseli pas 12 vitesh

Nga Dea Kozma
17 Gusht 2024, 09:56 | Futboll

Xherdan Shaqiri rikthehet te Baseli pas 12 vitesh

Xherdan Shaqiri rikthehet te Baseli pas 12 vitesh. Futbollisti me origjinë shqiptare, pasi ndërpreu kontratën me ekipin e Çikagos në Major Leage Soccer, ka vendosur të rikthehet te Bazeli, aty ku edhe ka nisur karrierën e tij si profesionist.

32-vjeçari  ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë të lidhur me ngjyrat e klubit zviceran deri në verën e vitit 2027, ndërsa mbi shpinë do të ketë numrin 10.

Në të kaluarën, Shaqiri ështw shpallur tre herë kampion me Baselin në Zvicër, ndërsa dhe ky rikthim e ka gjetur me ambicie për ta ngjitur sërish Baselin në majat e futbollit zviceran. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos