E ardhmja e Kumbullës në La Liga, mbrojtësi i kombëtares “fluturon” në Barcelonë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2024, 11:30 | Futboll

E ardhmja e Kumbullës në La Liga, mbrojtësi i kombëtares

E ardhmja e Marash Kumbullës mund të jetë kampionati spanjoll. Këto janë lajmet e fundit që po qarkullojnë në mediat italiane.

Futbollisti shqiptar nuk është në planet e Romës dhe me shumë gjasa ai do të jetë largimi i radhës nga kryeqytetasit.

Lajmin e ka dhënë eksperti i merkatos Fabrizio Romano, që me anë të një postimi, tregoi se Kumbulla do të transferohet në La Liga dhe sipas tij, klubi verdhekuq ka gjetur marrëveshjen me Espanyol-in për të huazuar të paktën për një sezon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Mungojnë vetëm detajet e fundit që Kumbulla të firmos kontratën dhe të nisë një aventure të re në elitën e futbollit spanjoll.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos