Messi shënon 2 gola, merr trofeun e 46 në karrierë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2024, 10:12 | Futboll

Messi shënon 2 gola, merr trofeun e 46 në karrierë

Ish-futbollistët e Barcelonës, Messi, Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, siguruan trofeun e skuadrës më të mirë në sezonin e rregullt në Amerikë me skuadrën e Inter Miami, pasi mundën 3-2 Columbus Crew.

Messi shkëlqeu në këtë takim me dy gola të jashtëzakonshëm, ndërsa një tjetër gol u shënua nga Luis Suarez, shkruan A2.

Ky trofe përfaqëson titullin e dytë në historinë e shkurtër të Inter Miami pas Kupës së Ligës të fituar në vitin 2023, disa javë pas ardhjes së Leo Messit. Ndërkohë, për argjentinasin ku është trofeu i 46 në karrierë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos