10 kartonë dhe një fitues, Roma vishet verdhekuq

Nga A2 CNN
6 Janar 2025, 09:35 | Futboll

10 kartonë dhe një fitues, Roma vishet verdhekuq

Roma vishet verdhekuq! 10 kartonë të verdhë dhe një i kuq. Ky ishte derbi i Romës ku në fund ekipi i Ranierit fitoi 2-0 ndaj Lazios, në ndeshjen e vlefshme për javën së 19-të të Serie A.

Derbi i kryeqytetit italian nisi me ritëm të lartë dhe rezultati, u zhbllokua shumë shpejt. Pellegrini që në minutën e 10-të mori një top të mirë në zonë dhe lehtësisht e dërgoi topin në rrjetë.

Një gol që i dha dhe më shumë forcë ekipit të Ranierit për të shënuar dhe më shumë.  Pas disa tentativash, Saelemakers dyfishoi shifrat, në minutën e 19-të dhe praktikisht vulosi fatin e sfidës.

Lazio provoi të reagonte në pjesën e dytë duke shtuar presionin por vetëm kaq. Mundësinë më të mirë e kishte Tchona, por goditja e tij shkoi mbi tranversë.

Edhe pse Lazio provoi deri në fund për tu rikthyer në lojë, asgjë nuk ndryshoi. Në shtesë, nuk munguan dhe tensionet në fushë ndërsa Kastelanos u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij suksesi, Roma shkon në vendin e 10-të dhe objektiv mbetet një vend në Europë ndërsa Lazio pas kësaj disfate është në vendin e katërt me 35 pikë, 3 më shumë se Juventus i vendit të pestë, por bardhezinjtë kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos