Momente tmerri, ariu futet në shtëpinë e ish-futbollistit Martin Demichelis

Nga Dea Kozma
4 Janar 2025, 13:41 | Futboll

Momente tmerri, ariu futet në shtëpinë e ish-futbollistit Martin

Momente tmerri për ish-futbollistin e Bajernit dhe Mançester Sitit, Martin Demikelis. Festat e fundvitit, nuk janë kaluar në mënyrën më të mire për ish-lojtarin 44-vjeçar teksa një ari është futur në shtëpinë e argjentinasit.

Ngjarja ka ndodhur në Meksikë dhe në shtëpi ndodhej e gjithë familja e tij. Video u bë shpejt virale dhe në rrjetet sociale.

Ariu duket që shëtit në oborrin e Demikelis, ndërsa fëmijët e ish-lojtarit të tmerruar dëgjohen duke qarë. Menjëherë policia ka bërë të mundur kapjen e kafshës që për fatin e mirë nuk solli pasoja të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos