Çmimi i “France Football”, Vini Jr fituesi i “Topit të Artë”, sot ceremonia zyrtare

Nga Erald Kodhelaj
28 Tetor 2024, 12:10 | Futboll

Çmimi i “France Football”, Vini Jr fituesi i “Topit

Gjithçka është gati. Sot e gjithë vëmendja do të jetë në Paris aty ku do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2024 që kurorëzon lojtarin më të mirë të vitit.

Si favorit për këtë edicion padyshim vlerësohet Vinicius Jr . Sulmuesi ishte protagonisti i madh i dy trofeve të Realit, titulli në Spanjë dhe Champions. Braziliani ka me shume shanse edhe pse “seleçao” dështoi në Copa America. Përveç brazilianit një tjetër kandidat për të fituar topin e artë është dhe Rodri, i cili u shpall edhe si Lojtari më i Mirë i Kampionatit Europian, ndërsa përveç tij mund të ëndërrojnë dhe Bellingam ndonëse edhe pse dështimi i dytë radhazi në finalen e europianit, mund t’ia zbeh shpresat për ta bërë për vete çmimin më të rëndësishëm individual. Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal ka një mundësi po ashtu për të fituar, pas një sezoni të shkëlqyer me tre trofe: La Liga, Champions League dhe Europianin 2024.

100 gazetarë kanë votuar 30 kandidatët e përzgjedhur nga France Football për Topin e Artë, të cilët janë pjesë e përfaqësueseve që klasifikohen mes 100 vendet e para në renditjen e FIFA-s. Fituesi do të përzgjidhet në bazë të paraqitjeve individuale dhe sukseset e arritura me skuadrat në nivel klubesh apo kombëtaresh në periudhën nga 1 gushti 2023 deri më 31 korrik 2024.

Ceremonia e së hënës do të jetë edicioni i 68-të i ndarjes së çmimeve dhe këtë vit themeluesit e France Football janë bashkuar me UEFA-n për një event që bashkon më të mirët e sezonit të kaluar. Ceremonia zyrtare do të nis në orën 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos