Analisti Genc Burimi komentoi në emisionin Off the Record të Andrea Dangllit në A2 CNN situatën politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhje në Tiranë.
Sipas Burimit, ndryshe nga viti 2019, sot Shqipëria ndodhet në një fazë delikate negociatash për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndaj çdo krizë politike apo institucionale shihet me shqetësim nga Brukseli.
“Ka një ndryshim me vitin 2019. Sot jemi në negociata për të hyrë në BE. PD i thoshte Marta Kos: ne nuk hymë në zgjedhje. O detyroni ju zotin Rama të presë vendimin e Kushtetueses ose ne nuk hymë në zgjedhje”, u shpreh analisti.
Duke iu referuar ndërmjetësueses evropiane Marta Kos, Burimi theksoi se Brukseli nuk do të tolerojë asnjë paqartësi në Shqipëri që mund të errësojë procesin e anëtarësimit: “Berisha do t’i lëpinte këpucët Marta Kos. Ky proces për zonjën Marta Kos ka një interes të jashtëzakonshëm, ata nuk duan asnjë mjegull. Marta Kos do të merrte telefonin dhe do t’i thoshte Ramës: më prit edhe një muaj, mos më fut në probleme për anëtarësim”, tha Burimi. (A2 Televizion)