“Na mungon Gjimshiti e Broja”, Bajrami para Çekisë: Nuk trembemi, kemi shumë talente

Nga A2 CNN
10 Tetor 2024, 18:41 | Futboll

“Na mungon Gjimshiti e Broja”, Bajrami para Çekisë: Nuk

Nedim Bajrami ishte futbollisti, i cili doli së bashku me trajnerin Sylvinho, në konferencën zyrtare para ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Çekisë.

Futbollisti, i cili shënoi golin e barazimit në ndeshjen e fundit që kemi luajtur ndaj Çekisë, tha se këtë herë do të kemi përballë një kombëtare të fortë, por Shqipëria është gati.

Ai u shpreh se pavarësisht mungesave të Gjimshitit apo të Brojës, në ekip ka shumë lojtarë me vlera të mëdha, shkruan A2.

“Do të japim maksimumin për të ftuar, por e rëndësishme të mos humbasim, pasi e dimë që janë një ekip shumë fizik, sidomos kur luajnë në shtëpinë e tyre. Të gjithë çunat janë gati edhe pse na mungon Gjimshiti apo Broja.

Ata se kanë harruar ende atë barazim dhe do të luajnë shumë fortë, por edhe ne jemi të gatshëm të përballemi si të barabartë”, tha Bajrami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos