Napoli mposht Romën dhe i bashkohet Milanit në krye të Serisë A

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 08:28 | Futboll

Napoli mposht Romën dhe i bashkohet Milanit në krye të

Napoli ka fituar 1-0 në fushën e Romës dhe merr kreun e Serisë A, me pikë të barabarta me Milanin.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte e zgjidhi ndeshjen në pjesën e parë, pas një kundërsulmi perfekt të finalizuar nga David Neres.

Në fund, Milinkoviç-Saviç ruajti fitoren për Napolin duke neutralizuar një goditje të rrezikshme të Baldanzit.

Pas kësaj fitoreje, Napoli ngjitet në kuotën e 28 pikëve, sa Milani, teksa Roma zbret në vendin e tretë me një pikë më pak se Napoli, aq sa Interi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos