Napoli mund Romën dhe vijon marshimin në krye, Lazio bën detyrën

Nga Dea Kozma
25 Nëntor 2024, 10:25 | Futboll

Napoli mund Romën dhe vijon marshimin në krye, Lazio bën

Napoli rikthehet te fitorja pas dy ndeshjeve dhe vijon të marshojë i qetë në krye të Serie A. Ekipi i Kontes mundi me rezultatin minimal 1-0 Romën në javën e 13-të , duke konfirmuar vendin e parë në renditje. Në stadiumin “Maradona,” pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa të dytën napoletanët shtuan presion.

Pas shumë tentativash Di Lorenzo asistoi për Romelu Lukaku, me belgun që  nuk gaboi dhe e dërgoi në rrjetë. Mundësinë më të mirë për të barazuan shifrat e kishte Dovbyk por ukrainasi goditi traversën.

Kaq mjaftoi që napoletanët të siguronin tre pikë me vlerë ndërsa Debutimi i Ranierit në stolin e Romës nuk ishte më i miri. Pas kësaj disfate, Roma mbetet me 13 pikë pas 13 ndeshjesh  ndërsa Napoli i gëzohet vendit të parë me 29 pikë, 1 më shumë se Atalanta, Inter, Fiorentina dhe  Lazio.

Edhe kryeqytetasit bënë detyrën duke mundur 3-0 . Një ndeshje pa histori ajo në Olimpiko që në fushë pa vetëm një skuadër . Gjërat për miqtë u vështirësuan kur Pobega në minutën e 35 u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin me 10 lojtarë. Nga kjo përfitoi Lazio, që në fraksionin e dytë shënoi tre herë . Samuel Zhigot dhe Zakanji dhe Bashinu hipotekuan fitoren e Lazios që pas kësaj ndeshje vijon të mbetet mes ekipeve pretendente për vendet e para. Me 28 pikë, 1 larg Napolit kryesues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos