
Real Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga duke mundur 3-0 Leganes në derbin e vogël të qytetit.
Pas barazimit të Barcelonës me Celta Vigon, djemtë e Ancelotti-t kishin ardhur vetëm për fitore dhe për ata, kjo ndeshje nuk ishte e vështirë.
Në minutën e 43-të Vinicius asistoi për Mbappe, me francezin që kaloi madrilenët në avantazh. Edhe në fraksionin e dytë, historia ishte po e njëjtë.
Valverde dhe pas tij Bellingham në pesë minuta nga fundi, vulosën suksesin e Los Blankos. Pas këaj ndeshje, Real Madrid ngushton diferencat në katër pikë me Barcelonën kryesuese, teksa ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. (A2 Televizion)