Ndalet Liverpool. City kthehet te fitorja

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 09:30 | Futboll

Ndalet Liverpool. City kthehet te fitorja

Liverpool, kryesuesi i Premier League, u ndal në barazim 3-3 në transfertë ndaj Newcastle.

Jones dhe Salah (2) ishin autorët e golave pë ekipin e drejtuar nga Arne Slot. Ndërsa Isak, Gordon dhe Schar shënuan për vendasit.

Ndërkohë, ka marrë fund seria e gjatë negative e Manchester City, që mposhti Nottingham Forest me rezultatin 3-0. Bernardo Silva, De Bruyne dhe Doku shënuan për ekipin e Pep Guardiolës që kthehet te fitorja pas 7 ndeshjeve radhazi pa marrë 3 pikët.

Në supersfidën e mbrëmjes, Arsenali mposhti Manchester United 2-0 me golat e mbrojtësve Timber dhe Saliba.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos