Reali i Madridit regjistroi humbjen e dytë në kampionatin spanjoll. Madrilenët u mposhtën mbrëmjen e së mërkurës nga Athletic Bilbao me rezultatin 2-1, shkruan A2 CNN.
Në minutën e 14, VAR i anuloi një gol Kylian Mbappe për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 53 ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Berenguer. Në minutën e 68, Mbappe kishte shansin e artë të barazonte shifrat nga pika e bardhë e 11-metërshit, por ylli francez gaboi sërish, ashtu si ndaj Liverpool në Champions.
Gjithsesi, madrilenët barazuan në minutën e 78 me Bellingham, por festa zgjati vetëm 2 minuta, pasi në minutën e 80 ishin sërish baskët që shënuan me Guruzetën pas një gabimi të Valverdes.
(A2 Televizion)