Zhduket lojtari i njohur, narkotrafikantët e rrëmbejnë në mes të ditës

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2024, 18:35 | Futboll

Zhduket lojtari i njohur, narkotrafikantët e rrëmbejnë në

Bota e futbollit në Ekuador është në ankth për fatin e futbollistit 33 vjeçar Pedro Pablo Perlaza, mbrojtës i skuadrës Delfin.

Lojtari u rrëmbye të dielën në një lagje në Esmeraldas, qyteti ekuadorian ku ai lindi. Katër burra e tërhoqën zvarrë dhe e morën me makinë. Që nga ajo ditë nuk ka më asnjë lajm prej tij.

Zona ku ndodhi episodi është një nga më të rrezikshmet dhe ngjarja pati një mbulim të madh mediatik në Ekuador. Autoritetet janë të bindura se rrëmbimi është organizuar nga narkotrafikantët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos