Alen Sherri është futbollisti më i ri i Frosinones. Gardiani shqiptar do të huazohet për një vit në Serie B nga ekipi i Kaljarit me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.
Sipas marrëveshjes, përveç huazimit, Frosinone ka mundësin për ta blerë shtatlartin në fund të sezonit që vjen për 1 milion euro.
Konkurrenca e madhe në portë te skuadra e Kaljarit ka bërë që Alen Sherri të aktivizohet vetëm 8 ndeshje sezonin e kaluar.
Kjo e ka bërë të kërkoj një skuadër që ka më shumë hapësira, me Frosinonen që duket se kërkon ta ktheje në një protagonist shkodranin ndërsa synim mbetet ngjitja në elitën e futbollit italian. (A2 Televizion)