Nedim Bajrami nis një aventurë të re në futbollin arab. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është larguar nga Rangers dhe ka firmosur me Al-Taawoun në Arabinë Saudite. Sipas marrëveshjes, lojtari shkon në fillimisht në formë huazimi për një sezon, me opsion blerjeje në fund të edicionit, shkruan A2 CNN.
Marrëveshja u zyrtarizua nga klubi saudit, ndërsa Rangers pranoi largimin e 27-vjeçarit, i cili nuk bënte më pjesë në planet e klubit skocez.
Bajrami i dha fund një eksperience dyvjeçare në Skoci, ku regjistroi 63 ndeshje dhe 7 gola me fanellën e Rangers. Edhe pse pati momente pozitive, dëmtimet dhe mungesa e vazhdimësisë nuk e lejuan të fitonte një vend të padiskutueshëm në formacionin titullar.
Transferimi në Al-Taawoun i ofron mesfushorit shqiptar mundësinë për një fillim të ri në Saudi Pro League, një kampionat që vitet e fundit ka tërhequr emra të njohur të futbollit botëror. Për Bajramin, objektivi mbetet rikthimi në formën më të mirë edhe në prag të ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare, ku mbetet një element i rëndësishëm dhe për projektin e tekniku të ri Rolando Maran. (A2 Televizion)